×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Granit Xhaka me urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

    Insajderi
    17 February 2022 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    14 vjet më parë Kosova e shpalli Pavarësinë.

    Sot, më 17 Shkurt, është ditë feste dhe urimet për shtetin e Kosovës po vijnë nga kudo.

    Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Mesfushori nga Prishtina, nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë, duke kujtuar shumë veprimtarë të kombit.

    “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Sot, ashtu si çdo ditë, kujtojmë dhe përulemi para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijve dhe bijave të kombit tonë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”, derisa urimin e ka përcjellë me një fotografi me vëllain e tij Taulantin në një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para shumë vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark