Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mimoza Shahini, ka mbajtur një takim me gratë e Shtimes.
Shahini nga aty ka kërkuar që vajzat e reja duhet të angazhohen më shumë ne jetën politike në vend.
“Grate mbeten gjithmone force shtytese e proceseve te rendesishme ne jeten shoqerore dhe politike. Ne takimin me te rinjte ne Komunen e Shtimes u diskutua mbi barrierat qe duhen eleminuar per te angazhuar vajzat e reja qe te behen pjese aktive te jetes politike ne Kosove”, ka shkruar ajo.|
Mimoza Shahini, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 42 në listën e LDK-së.