×
  • Showbiz
  • Show

    “Gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë”, Bebe Rexha flet për mizogjeninë e kulturës shqiptare

    Insajderi
    27 April 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë për “Rolling Stone”, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha s’ka lënë pa cekur kulturën e vendit të saj, pavarësisht krenarisë së madhe që ndjen për faktin që është shqiptare.

    Ajo ka treguar ndër të tjera historinë e zhvendosjes së familjes së saj nga Maqedonia e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Babai i saj emigroi nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare për një jetë më të mirë, ndërsa nëna e saj ka lindur në SHBA. Mirëpo edhe gjyshërit e Bebes kanë emigruar nga Europa, në kërkim të një jete më të mirë.

    Bebe Rexha

    Kënga e saj “I am”, e kompozuar pasi Gjykata e Lartë mori vendimin për ndalimin e abortit në Amerikë, e bëri Beben të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.

    “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”, thotë Bebe.

    Rikujtojmë se albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark