Insajderi
Insporti

Gravina: Bojkoti i ndeshjes me Izraelin do të ishte marrëzi – ne bëjmë futboll, jo politikë

Insajderi
16 October 2025 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gravina: Bojkoti i ndeshjes me Izraelin do të ishte marrëzi – ne bëjmë futboll, jo politikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka reaguar ndaj kërkesave të disa tifozëve që Italia të bojkotonte ndeshjen kundër Izraelit, duke e cilësuar këtë ide “një marrëzi të madhe”.

“Duhej të humbnim ndeshjen në tavolinë, të merrnim penalizim me pikë dhe t’i dërgonim Izraelit në Kupën e Botës? Nuk e kuptoj këtë. Ne bëjmë futboll dhe duhet të bashkojmë njerëzit,” tha Gravina në një konferencë për media të enjten, sipas “TMË”.

Ndeshja e zhvilluar në Udine u fitua 3-0 nga Italia, megjithëse jashtë stadiumit u shënuan përplasje mes policisë dhe një grupi trazuesish, pas një proteste paqësore pro-palestineze. Gravina theksoi se dhuna u shkaktua nga individë që nuk kishin lidhje me protestuesit.

“Brenda stadiumit atmosfera ishte e qetë dhe festive. Kishte fitues e humbës, por marrëdhëniet tona me drejtuesit izraelitë kanë qenë gjithmonë të mira,” shtoi ai.

Presidenti i FIGC-së dhe nënkryetar i UEFA-s shtoi se organizata evropiane do të analizojë në të ardhmen formatin e kualifikueseve për Kupën e Botës, por për momentin nuk ka asnjë ndryshim të paralajmëruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark