×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grenell: BE-ja e shpërbleu Kurtin me takimin në Bruksel

    Insajderi
    14 September 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka theksuar se BE-ja e ka shpërblyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me një takim në Bruksel, pasi sipas tij “Kurti ka injoruar kërkesat e tyre”.

    Grenell tha për Kosovo Online se politika e administratës së Bidenit për krizën aktuale të serbëve të Kosovës është që të lejojë Bashkimin Evropian të udhëheqë negociatat.

    Kjo është pikërisht ajo që donte BE-ja, 27 anëtarët iu përgjigjën krizës ballkanike duke caktuar takime dhe duke bërë deklarata, por ndërmorën pak veprime”, tha Grenell.

    Ai tha se më 3 qershor 2023, BE-ja e bëri të qartë se “veprimi i njëanshëm i kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës është fajtor për krizën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Deklarata e BE-së ishte e qartë, por Kurti i injoroi të gjitha kërkesat. Në vend që të thërrasë Kurtin për mosveprimin në tre muajt e fundit, BE-ja e shpërbleu atë me një takim tjetër në Bruksel të enjten, më 14 shtator, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Grenell.

    Grenell deklaroi se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin nuk i ka dënuar veprimet e Kurtit.

    Nëse BE-ja dëshiron të merret seriozisht në çështjet e jashtme, atëherë duhet të nënkuptojë atë që thotë. Nuk duhet të ketë një takim tjetër për të diskutuar çështjet derisa të plotësohen kërkesat e 3 qershorit”, përfundoi Grenell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark