×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grenell: Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye

    Insajderi
    28 May 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar thumbimet ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me tensionet e fundit në veri.

    Ai përmes një fotografie të përbashkët të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, ka kujtuar edhe ndodhinë e tërë kësaj ngjarje.

    Prapa dy politikanëve, në fotografi ndodhet edhe njëri nga themeluesit e ShBA-së, George Washingtoni, për të cilin atë botë Biden u tha gazetarëve se “Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”. Krahas kësaj historie, Grenell ka shkruar se “Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye”.

    Para kësaj ai i reagoi edhe kongresistit amerikan, Nuun, duke i thënë se Kurti është një anti amerikan që ka kundërshtuar çdo ide të presidentëve amerikan.

    “Unë e kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë mbështetësit e Kurtit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark