×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grenell lajmërohet pas tensioneve në Veri: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga burgu

    Insajderi
    11 December 2022 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kërkuar që të hiqen barrikadat në veri të Mitrovicës.

    Grenell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të lirojë urgjentisht serbët e arrestuar.

    Në një postim në Twitter, Grenell po ashtu iu ka bërë thirrje evropianëve të ndryshojnë strategjinë e tyre, përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, ka kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

    Postimi i plotë:

    Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht.

    Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror.

    U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta.

    Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark