×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grenell shkon në Serbi- takohet me ministrin e Vuçiqit, ka një kërkesë për Kurtin dhe Osmanin

    Insajderi
    24 October 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-emisari i SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

    Takimi ka ndodhur në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Grenell deklaroi se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të misionit të NATO-s në Kosovë.

    Ish-emisari amerikan kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentja, Vjosa Osmani caktimin e datës së zgjedhje në komunat veriore dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    “Të cakohet data e zgjedhjeve në veri dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

    Takimi u njoftua edhe nga ministri i Serbisë, i cili përmes deklaratave të tij e paraqiti Serbinë si “palë konstruktive”.

    “Diskutuam për situatën në Kosovë dhe të gjitha masat që vendi ynë ka marrë për deeskalimin dhe uljen e tensioneve. E mirëpritëm praninë e shtuar të forcave të KFOR-it në zonat serbe në Kosovë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në territorin e krahinës sonë jugore”, deklaroi Vuçeviq, duke mohuar pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark