Insajderi
Biznes

Greqia shtrëngon rregullat për punëtorët e huaj sezonalë, shkak shtimi i rasteve me COVID-19 në Ballkan

Insajderi
22 July 2020 - 07:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Greqia shtrëngon rregullat për punëtorët e huaj sezonalë, shkak shtimi i rasteve me COVID-19 në Ballkan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat për punëtorët e huaj sezonalë pas një shtimi të rasteve të reja me COVID-19 në Ballkan.

Vitin e kaluar, më shumë se 10 mijë punëtorë sezonalë ishin të punësuar në sektorin e bujqësisë në Greqi, kryesisht nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

“Punëtorët sezonalë që largohen nga vendi para datës 4 gusht nuk do të jenë në gjendje të kthehen sërish në Greqi deri në një njoftim të dytë”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, përcjell Telegrafi.

Punëtorët sezonalë u lejuan të hynin në Greqi në fillim të majit nën një leje të veçantë tre-mujore.

Petsas shtoi se hyrja nëpërmjet tokës në Greqi do të lejohet vetëm përmes gjashtë pikave kufitare në veri për të kontrolluar më mirë rastet e importuara të COVID-19.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në 4 gusht, kur rregullorja mund të ndryshohet edhe një herë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark