Zvarritja e Greqisë në disa reforma kyçe ekonomike po rrit shqetësimin e kreditorëve, duke vënë në rrezik një masë të lehtësimit të borxhit për muajin mars dhe një rimëkëmbje në tregjet e aksioneve dhe obligacioneve.
Një raport nga kreditorët e vendit tregon se Greqia ende nuk është në përputhje të plotë me një listë reformash. Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, nëse Greqia nuk nxiton t’i përfundojë ato përpara një takimi të ministrave të Financave të Eurozonës, likuiditeti financiar i vendit do të vonohet.
Sipas Bloomberg edhe pse Greqia doli nga programi i ndihmës, ende duhet të ndërmarrë rishikime në këmbim të shpërndarjes financiare gjysmë vjetore prej rreth 1 miliard euro deri në mes të vitit 2022. Paratë që do të përdoren nga vendi më i debituar i Eurozonës të lehtësojë rifinancimin e barrës së saj, përcjell Telegrafi.