Grimerja: Vajzat shqiptare preferojnë makeup të ekzagjeruar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Grimerja: Vajzat shqiptare preferojnë makeup të ekzagjeruar

    Insajderi
    29 September 2021 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave shqiptare preferojnë grimin e rënduar, me sy dhe flokë të rënduar, të ashtuquajturin ‘Makeup arab’, thotë grimierja, Rudia Çeka në emisionin Ditë e Re.

    Sipas grimieres fotot dhe videot e Instagramit kanë ndikuar në preferencat e femrave shqiptare, për sa i përket make up-it.

    “Një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave shqiptare ndjekin trendin arabik. Trendi arab është një  look që ka të bëjë me flokë dhe sy të rënduar. Nuk them të gjitha, por një pjesë e mirë e preferojnë”, tha ajo.

    Megjithatë ajo thotë se shumë gra preferojnë stilin perëndimor, grimin e thjeshtë dhe natyral.

    “Është dhe një pjesë tjetër që preferojnë make up perëndimor, nuk duan të dalin nga natyra e tyre.”, vazhdoi ajo.

    Grimierja zbulon gjithashtu trendin e make up it për vjeshtë dimër 2021-2022.

    “Trendi i vjeshtës është goxha i guximshëm si te flokët ashtu edhe te make up”,

    “Make up duhet ta përshtatësh me ambientin ku ti shkon. Unë jam te natyralja, sepse ajo është e pastër dhe shkon me gjithçka”, shtoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark