×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja 62-vjeçare ndërsa po nxirrej nga gërmadhat në Turqi: Nëse se kam burrin gjallë, për mua jeta s’ka kuptim

    Insajderi
    10 February 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas 108 orëve të tërmetit në qytetin turk, Hatay, një grua 62-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar punën edhe gjatë ditës së sotme në rrethin Cebrail, të distriktit të Antakyas.

    Si rezultat i përpjekjeve të shumta, ku mbështetje ofruan ekipet e shpëtimit nga Koreja Jugore, Selma Guneş u nxor e gjallë nga gërmadhat.

    “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

    Ajo më pas u dërgua në një spital me autoambulancë dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ndryshe, Turqia dhe Siria pas dy tërmeteve të fuqishme kanë regjistruar së bashku rreth 24 mijë viktima. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark