×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gruaja dhe motra e saj tentuan ta ndalojnë…”, babai rrah vajzën dy-vjeçare të tij- policia jep detaje

    Insajderi
    26 May 2024 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dy-vjeçare.

    Siç thuhet në raportin ditor të policisë, bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar ta ndalojnë por i njëjti ka vazhduar ta godasë vajzën, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia thotë se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

    “Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë  vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK’ja. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark