Gruaja dyshon se burri i saj vdiq për shkak të trajtimit neglizhent në burg, tri javë para vdekjes kishte treguar se ishte sëmurë- Flasin nga ministria - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi Video
  • Hulumtime/Analiza

    Gruaja dyshon se burri i saj vdiq për shkak të trajtimit neglizhent në burg, tri javë para vdekjes kishte treguar se ishte sëmurë- Flasin nga ministria

    Insajderi
    11 April 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Mahmuti, sipas bashkëshortes së tij, Lednitës, ka ndërruar jetë më 6 janar 2025.

    Sipas saj, ai më 12 nëntor 2024 ishte arrestuar afër shtëpisë së tij për posedim të një substance narkotike dhe ishte mbajtur për rreth dy muaj në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

    Tafolli-Mahmuti ka thënë se, në ditën kritike, ajo ka marrë një telefonatë nga një person që nuk ishte prezantuar, i cili, sipas saj, i kishte thënë: “Arbeni është pak smutë, është në spital. Mos u bëni merak. Nesër hajdeni në QKUK dhe silljani disa ilaçe.”

    Ndërkaq, sipas saj, disa orë më vonë ajo është telefonuar sërish dhe i është kumtuar lajmi për vdekjen e tij. Pasi ka shkuar në spital dhe ka parë trupin e pajetë të bashkëshortit, ajo thotë se ka vërejtur disa shenja në trup dhe ka konstatuar se trupi i tij ishte i enjtur.

    Pak javë më vonë, Tafolli-Mahmuti ka deklaruar se ka marrë një raport nga SHSKUK, në të cilin thuhej se i ndjeri, tre javë para vdekjes, kishte raportuar për probleme shëndetësore, përfshirë edhe dhimbje gjoksi.

    Në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, bashkëshortja e Mahmutit, që tani është nënë vetëshqyese e tre fëmijëve të mitur, ka deklaruar se dyshon që rasti i bashkëshortit të saj është trajtuar me neglizhencë nga stafi i Qendrës së Shërbimit Korrektues në Hajvali. Ajo ka shtuar se tashmë është në pritje të raportit të autopsisë për të vazhduar me procesin gjyqësor.

    Insajderi ka kontakruar edhe Milazim Gjocajn, udhëheqësin e Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, për të ditur përgjigjjen e tyre ndaj pretendimeve të Lendita Tafolli-Mahmutit.

    Kjo është përgjijja e dhënë:

    • Secili i burgosur, trajtohet në kuadër të njësive shëndetësore të burgjeve konform nevojave dhe indikacioneve.
    • Për shërbimet specialistike që nuk kryhen në këto njësi, personi dërgohet në institucione të tjera specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor.
    • Trajtimi i mëtutjeshëm vazhdon sipas rekomandimeve nga specialistët përkatës të këtyre institucioneve.
    • A.M. është trajtuar sipas indikacioneve, praktikave standarde të veprimit dhe proceduarve përkatëse.
    • Dosja mjekësore dhe të dhëna mbi trajtimin e tij u janë dhënë organeve kompetente të hetimit duke qenë se çdo vdekje e të burgosurit hetohet, bazuar në ligjet në fuqi.
    • Nuk kemi njoftim kthyes mbi shkakun e vërtet të vdekjes nga autopsia e realizuar pasi që rasti është nën hetim dhe vdekja ka ndodhur në QKUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark