Insajderi
Botë

Gruaja e Navalnyt refuzon rezultatet se ai vdiq nga kombinimi i sëmundjeve, do të kërkoj një hetim penal

Insajderi
15 August 2024 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruaja e Navalnyt refuzon rezultatet se ai vdiq nga kombinimi i sëmundjeve, do të kërkoj një hetim penal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja, e opozitarit Alexei Navalny, tha se hetuesit kanë konkluduar se vdekja e tij në një burg në Arktik në shkurt ishte shkaktuar nga një kombinim sëmundjesh – një gjetje që ajo e hodhi poshtë dhe e quajti si absurde.

Yulia Navalnaya tha se do të kërkonte një hetim penal për vdekjen e burrit të saj, të cilën ajo e konsideron si vrasje dhe se ekipi i Navalny do të vazhdojë të kryejë hetimin e vet.

Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e mbështetësve të tij se presidenti Vladimir Putin e kishte vrarë atë. Certifikata e tij e vdekjes thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrore, shkruan Reuters,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark