Një gazetare myslimane pozoi për revistën Playboy duke veshur një shami.
Ajo u bë e para modele që pozon në këtë mënyrë për revistën e famshme për femrat nudo.
Noor Tagouri, 22 vjeç, do të dalë në edicionin e tetorit të revistës, si pjesë e serisë ‘Renegatët’.
Tagouri, me origjinë libiane, jeton në SHBA.
Ajo thotë se ëndërron të bëhet e para prezantuese lajmesh me shami në një televizion komerçial amerikan.