Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me biznesmeni Edmod Hajrizi, drejtuesin e Kolegjin “UBT”. Aliu me UBT-në ka edhe një lidhje tjetër, ai merr pagë nga UBT, si ligjërues, qysh nga viti 2017, fakt ky që e vërteton edhe deklarimi i pasurisë së vitit 2021.
Përveç ministrit Aliu, në UBT ka edhe emra të tjerë të lidhur me pushtetin.
Në faqen e stafit të kolegjit UBT në marrëdhënie pune me këtë institucion privat është edhe emri i bashkëshortes së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Merita Barani është profesorësh me orar rregullt në UBT tash e disa vite, shkruan Periskopi.

