Zinchenko ka ndjekur gjurmët e Gabriel Jesus dhe është transferuar tek Arsenal-i.
Klubi i Londrës së Veriut vazhdon t’u besojë lojtarëve të skuadrës së Pep Guardiola-s. Arteta, megjithatë, duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos dëmtojë ndjeshmërinë … e familjes.
Arteta, megjithatë, duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos dëmtojë ndjeshmërinë … e familjes së lojtarëve të tij. Në këtë kuptim, fleksibiliteti taktik I futbollistit ukrainas mund të jetë një thikë me dy tehe.
Për informacion mund të pyetet trajneri i City-t, i cili u vu në shënjestër disa vite më parë pas eliminimit në Champions League kundër Lyon. Një goditje e dhimbshme në atë kohë.
Aq sa në Mançester foli për këtë edhe… Vlada Sedan. Partnerja e Zinchenko-s, pak para se të martohej me të, nuk la vend për interpretime: “I gjithë faji është I Guardiola-s”.
Arteta duhet të bëjë kujdes: Gruaja e Zinchenkos ka akuzuar Guardiolan
Vlada Sedan, një gazetare sportive shumë e njohur. Dhe përveç shfaqjes në TV, drejton një kanal në YouTube ku flet për gjithçka, por mbi të gjitha për futbollin.
Natyrisht, siç raporton goal.com nuk mund të mungonte një video mbi eliminimin e Manchester City-t.
Vajza, në atë kohë, u shfry duke kritikuar zgjedhjen e katalanasit për të ndryshuar skemë. “E patë se çfarë ndodhi. Unë nuk jam futbollist, trajner apo analist ndeshjesh. Mund të pranoj që mendimi im nuk është autoritar.
“Nuk kam të drejtë ta them këtë, me siguri Zinchenko do ta ndalonte, por… për ta thënë butë, për të mos sharë, i gjithë faji është i Guardiola-s”.
SHFRYRJA
Akuza është për… eksperiment të guximshëm. Dhe çdo referencë për burrin e saj sigurisht që ka qenë rastësore. “Në një moment vendimtar, përdorimi i një taktike eksperimentale për City-n nuk ishte i dobishëm.
“Nuk kam të drejtë të kritikoj, por pyes veten pse duhej të luante me 3 qendërmbrojtës. Nuk kam fjalë për formacionin që është hedhur në fushë… shiko stolin, shiko lojtarët që kemi. Vetëm shumë pak klube në botë mund të mburren se kanë yje të tillë si zëvendësues”.