×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja lind vajzën e saj në taxi, shokohet nga fatura që i erdhi më pas

    Insajderi
    02 November 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Britani ka ndodhur një rast interesant. Një grua lindi foshnjën e saj në një taksi ndërsa po lëvizte më shpejtësi në 40 km/h.

    Por, megjithëse lindja shkoi mirë, ajo u shokua kur taksisti kërkoi që ajo të paguante një faturë prej 120 £.

    26 vjeçarja, Farah Cacanindin ishte duke udhëtuar me taksi për një kontrollë, por i ndodhi e papritura.

    Ajo lindi vajzën Naia vetë, ndërsa taksia telefonoi stafin në Spitalin Stoke Mandeville për t’i njoftuar.

    Ditë më vonë, Farahs iu kërkua që ta paguante faturën prej 120 funtash, shkruan The Sun, përcjell Insajderi.

    90 £ nga Arroë Taxis përfshinte udhëtimin, derisa tarifa tjetër ishte në vlerë prej 30 funtash përfshinte pastrimin.

    Farah shpjegon se: “E kuptoj që bëra rrëmujë, por është pak paftyrësi të më akuzosh”.

    Ndryshe, ajo tregon se vajzën e saj e mbështolli në xhaketën e saj.

    Ajo tha: “Kur arritëm në spital, mamitë po prisnin dhe ishin të shokuar.

    “Ishte surreale. Nuk pata mundësi të trembesha.”

    Ndryshe, Arrow Taxis për The Sun nuk pranoi të komentonte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark