×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja me hixhab goditet me bllok betoni në kokë në Britani të Madhe – gjithçka ndodhë në mes të ditës

    Insajderi
    26 October 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë i vërsulet një gruaje me hixhab, që në një moment e godet me një bllok betoni në kokë, sulm ky që po cilësohet me motive racore.

    Ngjarja ka ndodhur në West Yorkshire të Britanisë së Madhe në mes të ditës në qendër të qytetit, ku gruaja po priste në trotuar me një ombrellë në dorë.

    Ishte një burrë i veshur me të zeza që e goditi pa ndonjë shpjegim me një bllok betoni në kokë, e nga frika se do ta goditet sërish vrapon në drejtim të dy kalimtarëve të rastit.

    Policia britanike ka arrestuar një 57-vjeç nën dyshimin për sulm fizik, kurse së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.

    Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe dhe kanë nxitur reagime të ashpra, sesi është e mundur që një grua me mbulesë në kokë pa provokuar ndonjë incident sulmohet brutalisht në qendër të qytetit në mes të ditës. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark