Florence Colgate ka një bukuri të rrallë natyrore që shumë femra janë të gatshme të shpenzojnë shuma të mëdha parash ta kenë këtë bukuri. Bukuri që artistët, shkencëtarët dhe matematicienët janë munduar ta shpjegojnë për shekuj me radhë.
Florence Colgate ka një fytyre perfekte simetrike, me sy të mëdhenj, buzë të mbushura dhe mollëza të definuara.
Florence vjen nga një qytet britanik, ka studiuar ne Dover Grammar School, dhe ka punuar në një bar.
Në vitin 2012, ajo ka fituar një çmim si femra më e bukur natyrale, shkruan littlethings.com
Fytyra e Florences jo vetëm që ka bukuri natyrale, por edhe që shkencëtarisht është konsideruar si fytyra “afër-perfektes.”
Si rezultat i kësaj, nga jeta e thjesht, është shndërruar në një senzacion interneti.
Disa hulumtues të kësaj fushe thonë se fytyra perfekte përshtatet me dimensionet dhe simetrinë e fytyrës së kësaj gruaje nga Londra./Insajderi.com