Gruaja që peshon 500 kilogramë transportohet me avion mallrash nga Egjipti në Indi Egjipti në Indi për tu nënshtruar një sërë operacioneve.
36-vjeçarja Eman Ahmed është gruaja me peshën më të madhe në botë dhe për 25 vjet me radhë nuk ka lëvizur nga shtëpia, raporton The Times Of India.
Safwat Masalam (kreu i Egyptair), tha se Eman Ahmed ka lënë aeroportin Borg al-Arab ditën e premte, më 10 shkurt, njofton Insajderi.
Piloti Bassem Gohar, një zyrtar i kompanisë, tha se kompania ka përdorur vinça për të transportuar 36-vjeçaren nga makina në aeroplan.
Rasti i Eman Ahmed është bërë publik pak kohë më parë, pasi mjeku Muff Lakdawala, përmes një mesazhi në në llogarinë e tij në Twitter, ka kërkuar që Ministria e Jashtme vendëse t’i sigurojë asaj një vizë mjekësore.
Gjithashtu mjeku i saj kishte filluar me terapi në mënyrë që ajo të mund ti mbijetonte udhëtimit për në Mumbai. Eman momentalisht vuan nga limfoedema(grumbullim lokal i lengjeve).
Ka pasur një infarkt që ka rezultuar me paralizë të këmbës dhe dorës së djathtë, nuk mund të flasë qartazi, ka diabet të llojit të dytë, hipertension, dhe një sëmundje të rëndë të lukthit. /Insajderi.com