Një grua italiane ka aftësinë që të bëhet Mbretëresha Elizabetë, Hulk Hogan, Sylvester Stallone apo Johny Depp. Si e bën këtë? Vetëm me anë të “make up”-it.
Lucia Pittalis është një 45-vjeçare italiane e cila me anë të “make up”-it mund të shndërrohet në personazhe të famshëm filmash, por edhe VIP-a realë.
Duke i kushtuar disa orë një personazhi të caktuar, Lucia bëhet si Mbretëresha Elizabetë, Daniel Craig, Al Pacino, Sylvester Stallone, Hulk Hogan e shumë e shumë të tjerë.
“Ideja më erdhi për herë të parë në vitin 2012, gjatë festës së Hallouinit. U bëra si Lemmy Kilmister i Motorhead. Nuk e besonte njeri që isha femër. Që nga ajo ditë, bëj një personazh të ri dhe e postoj në Instagram”, thotë Lucia.