Një grua në Ontario të Kanadasë përfundojë në thellësitë e ujit të liqenit Huron, të enjten e kaluar në sajë të drejtimeve të gabuara nga GPS-i i saj.
Sipas medieve kanadeze, gruaja (që nuk do të identifikohet) u përpoq që të voziste me anë të GPS-it të saj për shkak të një mjegulle gjatë natës, dhe pikërisht GPS-i e “tradhtoi” atë duke e drejtuar në liqen.
Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të dilte nga dritarja, dhe të dilte nga makina para se ajo filloi të fundosej.
Ajo thuhet se është mirë, nuk ka dëmtime të tjera, përveç disa problemeve teknologjike të makinës. /Insajderi.com