×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja tentoi të fuste narkotikë në burgun e Dubravës, e përpiu për të mos u kapur nga zyrtarët

    Insajderi
    26 April 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përpi një sasi të narkotikëve të cilën dyshohet se kishte tentuar ta fuste në burgun e Dubravës.

    E njëjta dyshohet se përpiu sasinë e narkotikëve në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut.

    Gruaja në fjalë është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Lajmin për ndalimin e saj e konfirmoi për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi për Insajderi.

    E njëjta është ndaluar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark