×
  • Showbiz
  • Show

    Gruaja transgjinore “rrëmben” çmimin e “Miss Holanda”

    Insajderi
    10 July 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin holandez për “Miss Universe”.

    Kolle mundi nëntë konkurrente femra duke marrë kurorën e më të bukurës për vitin 2023.

    22-vjeçarja do të përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të “Miss Universe” në El Salvador këtë vit, duke u bërë konkurrentja e dytë transgjinore që kalon në konkursin ndërkombëtar.

    Miss Holanda
    Miss Holanda

    Konkurrentja e parë transigjore që ka konkurruar në “Miss Universe” ishte Angela Ponce e Spanjës, e cila në vitin 2018 pavarësisht se mori pjesë nuk arriti të kalonte në raundin përfundimtar.

    Pas titullit, Kolle ka shkruar në Instagramin e saj: Ja arrita! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar, shkruan tvklan, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark