×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruas nga Shtimja i vdiq foshnja në bark në QKUK, detaje nga rasti

    Insajderi
    21 May 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

    Familjarët e gruas nga Shtimja dyshojnë se për shkak të neglizhencës, foshnja ka vdekur në bark dhe nuk është lindur me kohë, ani se shtatzëna që nga e hëna është e hospitalizuar në Gjinekologji për shkak se kishte arritur kohën e lindjes.

    Sipas burimeve të Klan Kosovës, policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer inspektimet dhe janë intervistuar palët.

    Sipas mediumit tri ekzaminimet e fundit (CTG), që tregojnë rrahjet e zemrës së foshnjës në bark, nuk kanë rezultuar mirë dhe përkundër këtyre nuk është intervenuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark