×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Grubi: Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e ShBA

    Insajderi
    27 June 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aletaëve të Kosovës.

    Grubi tha se kemi garanca që në asnjë formë nuk do të lejohet formimi i një Republike Serben ë Kosovë.

    “Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike dhe që nuk do e lëmë Kosovën në asnjë moment në baltë”, tha Grubi në Klan Kosova.

    Edhe vetë Grubi tha se e përkrah këtë propozim të Ramës.

    “Në aspektin e uljes së palëve dhe zgjidhjen e kësaj çështje, tejkalimin e kësaj çështje në kuadër të Kushtetutës së Kosovës për një komunikim siç e kemi ne në Maqedoninë e Veriut, ne e quajmë rajone dhe kemi tetë rajone në Maqedoninë e Veriut dhe në atë kontekst nuk ka asgjë të keqe”, tha Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark