“Policia nuk ka pasur asnjë të drejtës të që pa urdhëresë ta ndërpresë lirinë e Gruevskit, as që ti afrohet, ta ndjek apo edhe diçka të ndryshojë. Për këtë duhet të ekzistojnë urdhëresa gjyqësore”, ka thënë Zaev.7
Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO-DPMNE thanë se edhe ata kanë kuptuar nga fejsbuki se ai është në Hungari.
“Isha duke u përgatitur që të dalë në konferencë për media, dhe më treguan kolegët se ai ka shkruar status në fejsbuk. Nuk kemi informacione se ku gjendet”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Përndryshe, kjo deklaratë e Zaevit vjen pasi që ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se gjendet në Budapestë të Hungarisë, ku edhe ka kërkuar azil.
Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.
Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.