×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, policia arreston një person

    Insajderi
    21 October 2023 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është në Pejë, nën dyshimin se ka grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar dhe ka bërë suxhuk.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.

    “Gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi. Me vendim të inspektorëve të AUV-it, malli është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark