×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Grupet e Red Bull Neymar Jr’s Five dhe orari i ekipit të Kosovës

    Insajderi
    23 May 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas hedhjes së shortit dhe mësimit të kundërshtarëve, ekipi i Kosovës ka mësuar edhe orarin e tri ndeshjeve të grupeve që pritet t’i luajë gjatë ditës së sotme.

    Gjatë të dielës pasdite është hedhur shorti në Doha të Katarit për turneut më të madh të futbollit, Red Bull Neymar Jr Five, i cili organizohet nga kompania e njohur evropiane e pijes energjetike dhe sulmuesi brazilian.

    Kosova ka pasur fatin të bie në Grupin e fundit I, ku janë vetëm katër skuadra, së bashku me Shqipërinë, Azerbajxhanin dhe Kenian.

    Përparësia e Kosovës është se në këtë grup kalojnë tutje dy skuadrat, ndërsa më vonë sistemi shkon me eliminim direkt.

    Ndeshjet fillojnë sot (e hënë), me fillim nga ora 16:30, me kohën lokale të Kosovës, ndërsa gjatë të martës zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja.

    Kosova ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Azerbajxhanit nga ora 16:30, pastaj me Kenian nga ora 17:40 dhe derbin vëllazëror me Shqiprinë nga ora 20:30.

    Ekipi i Kosovës përfaqësohet nga emra të njohur si Behar Topalli, Lavdim Gashi, Blendi Gashi dhe Arif Limani.

    Këto dy ditë, pritet të vijë edhe ylli i Paris Saint-Germian, Neymar, për ta nderuar me paraqitje turnirin e tij.

    Ndryshe, loja luhet me nga pesë lojtarë, ndërsa pas çdo goli, ekipit që ka pësuar i largohet një lojtarë.

    Sqarim: Oraret e cekura në tekst janë me orë të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark