×
  • Sport
  • Sport

    Grupi në ‘WhatsApp’ i lojtarëve të Barcelonës morri flakë gjatë “masakrës” së Cityt kundër Realit! Ja çfarë shkruanin lojtarët e Xavit

    Insajderi
    18 May 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Botimi spanjoll AS.com publikoi mesazhet që qarkulluan në grupin WhatsApp të lojtarëve katalanas gjatë përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt (4-0).

    “Çfarë lëvizjeje!”, ishte një nga mesazhet e para në grup, i ndjekur nga një tjetër, që nënvizonte, se një Real Madrid kaq i dobët, nuk ishte parë “që nga finalja e Superkupës së Spanjës”.

    Në pjesën e parë, teksa Manchester City po kryesonte 2-0, kjo ishte një arsye që lojtarët e Xavi të thërrasin: “Sa të mirë që janë!” Në fakt, ky ishte mesazhi më i zakonshëm në grupin WhatsApp të katalanasve.

    Ish-lojtarët e Manchester Cityt, Eric Garcia dhe Ferran Torres, shfrytëzuan gjithashtu rastin për të uruar ish-shokët e tyre të skuadrës sapo mbaroi ndeshja. 

    Xavi Hernández i dërgoi Pep Guardiolës një mesazh urimi përpara finales së dytë të Champions League kundër Interit të Milanos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark