×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grupi “Porosia” që dyshohen për organizim vrasjesh me pagesë- Gjykata ia ndërpret paraburgimin vetëm liderit Driton Sylejmani

    Insajderi
    06 October 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi


    Gjykata në Prishtinë, siç merr vesh Gazeta Insajderin ka marrë vendim që ta liroi nga masa e paraburgimit liderin e grupit, që dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.


    Grupi, i cili që nga dita e arrestimit njihej si Grupi “Porosia”, sipas dosjes fillestare të Prokurorisë pranonte porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave.


    Lider i këtij grupi, po sipas kësaj dosje, konsiderohet të jetë Driton Sylejmani.

    Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, rasti u bartë në atë të Gjilanit, por seancat e procedurës paraprake po mbahen në Prishtinë.

    Edhe pse Driton Sylejmani konsiderohet lider i këtij grupi, ai më nuk është në paraburgim, por në paraburg kanë mbetur tre personat që u arrestuan bashkë me të, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku. Pas zgjerimit të hetimeve, në këtë rast ka edhe të arrestuar të tjerë.


    Gjykata në Prishtinë ende nuk ka dalur publikisht me arsyetimin se pse i është ndërprerë paraburgimi personit që konsiderohet lider i grupit, dhe atë vetëm pak ditë pasi që i ishte vazhduar paraburgimi dhe kur po pritej shqyrtimi i ankesave të mbrojtësve për këtë vazhdim.


    Sipas dosjes fillestare të Prokurorisë, që në atë kohë rastin e udhëhiqte prokurori Armend Hamiti, i dyshuari, Driton Sylejmani nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të parave.


    Tutje Sylejmani së bashku me Xhevdet Mehanaj, sipas dosjes, marrin porosi nga Hysni Hoxha që në këmbim të 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personin e quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova, i cili ishte vëllau i ish-gruas së djalit të tij, Hysni Hoxhës.
    Sylejmani thuhet se kishte marrë porosi edhe për hedhjen e koktej molotivi ndaj biznesit “Sirius Wine” SH.P.K, kjo në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh.


    Me rastin e bastisjes nga ana e policisë Sylejmanit i janë konfiskuar një sopatë e vogël, shkop druri, revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi.
    Ndërsa të dyshuarit Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4 karikator, fishek, një pushkë ajrore me dy dylbi etj.


    Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria kishte pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të akuzuarit Sylejmani, Mehanaj, Hoxha dhe Shalaku dyshohen se kanë vepruar si grup personash për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, detyrim, zjarrëvënje dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pati paraqitur si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.


    Këta të dyshuar u arrestuan në janar të këtij viti në një operacion të gjerë policor në të cilin mori pjesë edhe njësiti më special i Policisë së Kosovës “NJSI” pasi katër të arrestuarit vlerësoheshin me rrezikshmëri të lartë.

    Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pati paraqitur si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.


    Këta të dyshuar u arrestuan në janar të këtij viti në një operacion të gjerë policor në të cilin mori pjesë edhe njësiti më special i Policisë së Kosovës “NJSI” pasi katër të arrestuarit vlerësoheshin me rrezikshmëri të lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark