Tifogrupi mitrovicas “Torcida” është distancuar nga sulmi ndaj autobusit të KB Prishtinës mbrëmjen e sotme në Pejë.
Autobusi që po barte basketbollistët e KB Prishtinës është sulmuar mbrëmjen e sotme nga disa persona në afërsi të palestrës “Karagaçi” në Pejë, vetëm pak kohë para përballjes gjysmëfinale në Kupën e Kosovës që po mbahet në Pejë.
Në rrjetet sociale ka pasur zëra se pas sulmit qëndrojnë tifogrupi mitrovicas.
Këta të fundit nëpërmjet një komunikate janë distancuar, ndërsa kanë theksuar se pas ndeshjes me Rahovecin ishin larguar menjëherë në drejtim të Mitrovicës.
KOMUNIKATA E PLOTË:
Komunikatë,
Me rastin e organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll 2021/2022 në qytetin e Pejës tifogrupi ynë ishte prezent pranë klubit të zemrës në ndeshjen qerekfinales mes Trepçës dhe kb.Rahoveci,
Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifogrupi ynë paska ndodhur një incident , më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta,ku edhe akuzohemi padrejtsisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm.
Tifogrupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëher policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë,
Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,
Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA ,
Torcida – Mitrovicë 09.02.2022.