Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes së skuadrës së tij me Bayern Munich, duke komentuar largimin e polakut Robert Lewandowski nga skuadra gjermane, duke thënë se ai nuk zemra e skuadrës së bavarezëve.
Guardiola ka punuar në Bayern nga viti 2013 deri në vitin 2016 dhe fitoi tre tituj kampion dhe dy tituj të Kupës së Gjermanisë, por gjithsesi nuk i përmbushi pritshmëritë, sepse qëllimi i tij kryesor ishte fitimi i Ligës së Kampionëve.
Për shkak të lidhjes së tij me Bayernin dhe para ndeshjes së Manchester Cityt kundër skuadrës gjermane, Guardiola foli për largimin e Lewandowskit te Barcelona.
“Leëa ishte një lojtar i rëndësishëm, por ai nuk ishte zemra e Bayernit. Zemra është Manu, Jo dhe Thomas”, ka thënë Guardiola, duke aluduar për Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Thomas Muller.
Tutje ai foli për fuqinë e klubeve të mëdha dhe mundësin e tyre që të marrin lojtarë më lirë.
“Të gjithë futbollistët duan të shkojnë në klube si Real, Barcelona dhe Bayern. Të tjerët duhet të paguajnë më shumë”, deklaroi strategu.
Pas kësaj, Guardiola tha se nuk ka në plan të kthehet në Bayern Munich, pasi siç theksoi, bavarezët kanë një specialist të ri dhe të mirë për të cilin ka paguar një dëmshpërblim të lartë.