Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së fundit të sezonit kundër Aston Villas të dielën në “Etihad”.
Dy mbrojtësit, për të cilët trajneri kishte deklaruar se e kishin mbyllur sezonin, Kail Woker (dëmtim në kavilje kundër Realit më 4 maj) dhe Jone Stons (pësoi një dëmtim muskulor në gjysmëfinalen e parë kundër Realit më 26 maj) janë rikthyer në stërvitje përpara pritshmërive dhe do të jenë gati për sfidën e fundit të Premier Ligës, e cila do të vendosë fatin e titullit kampion.
Mançester Siti kryeson +1 nga Liverpuli dhe duhet të arrijë një rezultat më të mirë se rivalët të dielën për të fituar titullin e katërt kampion në pesë vitet e fundit.