×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola “kap kokën”, shtatë lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit

    Insajderi
    28 March 2024 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Manchester Cityt gjatë vikendit do të luajë një ndeshje tejet të rëndësishme në Premier League, ndaj Arsenalit në javën e 29-të.

    Trajneri Pep Guardiola po i shkakton “kokëçarje” lista e lojtarëve që mund të mungojnë gjatë derbit të javës.

    Shtatë lojtarë kryesorë janë në listën e gjerë që dyshohet që mungojnë në ndeshjen ndaj “Topçinjve” që zhvillohet të dielën.

    Manuel Akanji, Kyle Walker, John Stones, Ederson, Kevin De Bruyne, Jack Grealish dhe Matheus Nunes janë emrat e lojtarëve që vuajnë nga lëndimet.

    Shumica e këtyre futbollistëve u lënduan gjatë ndeshjeve miqësore me Kombëtaret e tyre gjatë këtij muaji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark