×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Guardiola: Lojtarët e mi më mahnitin gjithmonë – janë legjenda, e duam gjysmëfinalen

    Insajderi
    10 April 2024 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka komentuar barazimin “e çmendur” që mbrëmë e regjistroi ekipi i tij ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja me kthesa, me ethe dhe me plot emocione përfundoi baras, 3:3 në stadiumin elektrizues dhe të mbuluar “Santiago Bernabeu”.

    Trajneri spanjoll i ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen dhe për rezultatin, duke thënë se ata e mahnitin gjithmonë, ndërsa i konsideroi edhe si legjenda.

    “Të dy ekipet dëshironin të sulmonin, ishte një ndeshje e bukur dhe do ta marrim me vete këtë rezultat. Donim ta fitonim lojën për të qenë më afër gjysmëfinales”, deklaroi Guardiola për “Sky Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

    Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut foli edhe për ndeshjen e kthimit, të cilën “Citizens” do ta zhvillojnë në shtëpi, respektivisht në “Santiago Bernabeu”.

    “Tash do të mendojmë për Luton, jemi prapa Arsenalit dhe Liverpoolit. Kampionati anglez është një rrëmujë, nuk ekziston pushimi dhe lojtarët e mi po më mahnisin gjithnjë e më shumë, janë të jashtëzakonshëm, janë legjenda. Nga e diela do të përgatitemi për lojën kundër Real Madridit. Duam ta fitojmë lojën”, nënvizoi tutje trajneri spanjoll.

    Në fund, ai foli për golat fantastikë që i shënoi ekipi i tij ndaj “Los Blancos”.

    “Goli i Foden? Jo keq. Kur gjendet më në qendër, e ka një kualitet të pabesueshëm për të shënuar gol. Edhe Gvardiol e bëri një gol të shkëlqyeshëm”, përfundoi Guardiola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark