Insajderi
Insporti

Guardiola magjepset nga Barcelona e Flick: Futbolli duhet të jetë argëtim, dhe ata ta japin këtë kënaqësi

Insajderi
25 March 2026 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Guardiola magjepset nga Barcelona e Flick: Futbolli duhet të jetë argëtim, dhe ata ta japin këtë kënaqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur me superlativa për stilin e lojës së Barcelona të drejtuar nga Hansi Flick, duke e lavdëruar hapur skuadrën katalanase për futbollin spektakolar që po shfaq në fushë.

Në një intervistë të fundit, tekniku katalanas theksoi se futbolli, në thelb, duhet të jetë një formë argëtimi për tifozët.

“Njerëzit shkojnë në kinema, në teatër apo në restorant për t’u kënaqur dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe kur shikojnë një ndeshje futbolli. Pikërisht kjo është ajo që ofron aktualisht Barcelona e Flick”, deklaroi Guardiola për Gazeta Express.

Ai pranoi gjithashtu se sa herë ka mundësi, ndjek ndeshjet e Barcelonës, pasi ato janë gjithmonë interesante dhe të këndshme për t’u parë.

Stili sulmues dhe mënyra e lojës kanë bërë që skuadra të prodhojë ndeshje spektakolare me shumë gola, diçka që tifozët e vlerësojnë maksimalisht.

Fjalët e trajnerit të Cityt konfirmojnë edhe një herë respektin dhe vlerësimin e tij të madh për klubin katalanas dhe për projektin aktual teknik, me Barcelonën që po tërheq vëmendjen në futbollin evropian falë mënyrës së saj të lojës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark