Pep Guardiola i Manchester Cityt, ka para ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madridit, klubit me më shumë tituj (13) të fituar në kompeticion.
Të martën, në orën 21:00, në Etihad Stadium, “Cityzen” do të luajnë me “los blancos”, një rival i kahhershëm për teknikun katalan.
“Nëse do të luajmë kundër historisë, nuk kemi asnjë shans. Në këtë ata janë më të mirë, por dëshira jonë është të konkurrojmë kundër tyre në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm.
Ne duam ta provojmë. Duhet të dimë të vuajmë, të jemi të bashkuar dhe të sulmojmë kur kemi topin”,– tha trajneri Guardiola, duke rikonfirmuar se fitimi i Champions League është një objektiv që City e ka kërkuar prej kohësh.
“Në dekadën e fundit ne kemi qenë gjithmonë prezent. Kaluam fazën e grupeve, arritëm në 1/16, gjysmëfinale… është një process (…). Tani duhet të luajmë dy ndeshje të mira për të arritur në finale. Ne kemi respekt për Real Madridin, por duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë trofeun”.
Sezonin e kaluar, Manchester City arriti për herë të parë në finalen e Champions League, por u mposht (0-1) nga Chelsea.