×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola uron Realin pas kualifikimit: Nuk pendohem për asgjë

    Insajderi
    18 April 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City nuk ka arritur ta mbroj titullin në Champions League.

    Kampioni në fuqi u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Real Madridit.

    City pësoi humbje në ndeshjen e dytë para tifozëve vendas, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4-3, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.

    Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola tha se skuadra e tij luajti një ndeshje të mirë por që fatkeqësisht nuk arritën të fitonin, duke kritikuar futbollistët se nuk arritën ti shfrytëzonin rastet e krijuara që ta mbyllnin ndeshjen në kohën e rregullt.

    “Kemi luajtur në mënyrë mbreslënëse, në çdo minutë të kësaj ndeshje dhe fatkeqësisht nuk fituam. Kemi krijuar kaq shumë mundësi për të fituar, por futbolli është shënimi i golit. Real Madridi është mbyllur prapa në mbrojtje, në thellësi, ka ndodhur edhe më parë kundër nesh. Duhej ta kishim mbyllur para kohe këtë ndeshje, para penalltive. Nuk ndodhi, kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam. Por në këtë kompeticion, në këtë nivel, kështu luhet, me detaje të vogla. Në sporte të tjera do të kishim fituar me stastitika, por në futboll, ndodh kjo. Dua të uroj Realin, kanë rezistuar deri në sekondën e fundit duke u mbrojtur. Ne bëmë pothuajse gjithçka dhe në fund një humbje e tillë dhemb, por çfarë mënyre fantastike për të humbur. Nuk pendohem për asgjë.”, ka deklaruar Guardiola pas ndeshjes.Indeksonline

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark