×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola vjen, Yaya Toure largohet

    Insajderi
    02 February 2016 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka vendosur të largohet nga skuadra gjatë verës pasi klubi konfirmoj Pep Guardiolan si trajner të ardhshëm të skuadrës.

    Superylli i Bregut të Fildishtë e la Barcelonën për Manchester Cityn në vitin 2010, pasi Guardiola e zëvendësoj atë me Sergio Busquets-in dhe raportet mes tyre ishin të krisura.

    Para pak kohësh agjenti i Toures, Dimitry Seluk, lëshoj disa akuza të ashpra ndaj trajnerit spanjoll dhe kjo e ka vendosur të ardhmen e mesfushorit edhe më shumë në dyshim.

    Seluk konfirmoj për tabloidin anglez ‘The Sun’ se Yaya do të largohet gjatë verës nga skuadra ku aktuale, por para se të largohet dëshiron që ai të arrijë të fitojë trofe ne këtë sezon të fundit me ‘qytetarët’.

    “Mendoj që Yaya do të largohet nga klubi, por para se të largohet shpresoj që ai t’i fitojë përsëri ligën dhe të gjithë troftë e tjerë,” tha agjenti i Toures.

    Toure që prej ardhjes në City ka fituar katër trofe në ishull, dy herë Premier Ligën dhe nga një herë Fa Cup dhe League Cup.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark