Këngëtarja amerikane, Gwen Stefani, dhe aktori anglez Gavin Rossdale, janë marrë vesh për detajet e ndarjes së pronave pas divorcit të tyre.
Siç mësohet, këngëtarja Stefani do të përfitoi më shumë se Rossdale nga kjo ndarje e çiftit që ishte së bashku për 13 vite.
TMZ raporton se Rossdale ka rënë dakord që të mos përfitojë asgjë na pasuria e krijuar nga këngëtarja – përmes shitjes së albumeve dhe koncerteve.
Por, ajo që është me rëndësi është se çifti ka gjetur mirëkuptim rreth kujdestarisë së fëmijëve, ku të dy do të ndajnë përgjegjësinë në mënyrë të barabartë./Insajderi.com