×
  • Sport
  • Sport

    Haaland po kopjon Cristiano Ronaldon, ka adaptuar edhe sekretin e tij më të vlefshëm

    Insajderi
    26 May 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erling Haaland ka deklaruar disa herë se e admiron Cristiano Ronaldon, për këtë arsye ndjek rutinën e stërvitjes dhe dietën e yllit portugez.

    “Do të doja një ditë të takohesha dhe të stërvitesha me Cristiano Ronaldon. Gjithashtu do të doja t’i thoja, që falë tij jam një futbollist”, ka thënë Erling Haaland në një intervistë që ka dhënë për ‘Italian Football TV’.

    Megjithatë, dieta dhe regjimi i fitnesit të futbollistit të Al Nasr nuk janë të vetmet gjëra që Haaland ka adoptuar. Sipas “Sun”, ylli norvegjez ka adoptuar një tjetër zakon të futbollistit portugez. Kështu ai investoi në një dhomë krioterapie, me vlerë më shumë se 50 mijë euro.

    Kjo pajisje arrin një temperaturë deri në 160 gradë nën zero. Gjithashtu favorizon rikuperimin e muskujve dhe kyçeve të futbollistëve pas stërvitjeve dhe ndeshjeve.  Prandaj, Haaland investoi në këtë pajisje për të shmangur lëndimet e mundshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark