Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland nuk është duke kursyer shpenzimet këtë verë, transmeton Insporti.
Ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është duke kaluar pushimet në ishullin grek të Mykonos së bashku me miqët e tij.
E përditshmja sportive greke “Sportime”, raportoi se 20 vjeçari mbrëmjen e kaluar shpenzoi 500 mijë euro në vetëm gjashtë orë në një restorant në Mykonos, ku pastaj dhuroi mbi 30 mijë euro bakshish për kamarierët.
Kujtojmë që Haaland është përmendur shumë për një largim të mundshëm nga Borussia Dortmundi, me Chelsea dhe Manchester City të gatshme të ofrojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij./Insporti.com/