×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn: Qeveria duhet të respektojë mendimin e opozitës

    Insajderi
    17 May 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai pas takimit që pati në Prishtinë me krerët e partive parlamentare shqiptare nga pozita dhe opozita, ka kërkuar që kriteret për integrim, si dhe ato për liberalizim të vizave, të zgjidhën me një kompromis.

    Në një pyetje të gazetarëve, Hahn ka kërkuar nga partitë në pushtet, që ndonëse e kanë shumicën, t’ia shtrinë dorën opozitës që të kontribuojnë edhe ata në këtë proces, njofton lajmi.net.

    “Duhet të ulën dhe të bashkëbisedojnë, ishte ajo çfarë u thashë të gjithëve. Përkundër asaj që Qeveria ka një shumicë të fuqishme për të qeverisur, është mënyrë e mirë që të afron opozitën dhe të respektojë rezultatin e zgjedhjeve që i sjelli Qeverisë një shumicë të fortë.

    Por, sidoqoftë në demokraci secili duhet të kontribuojë, edhe pse zëri i votuesve duhet respektuar. Ka edhe një mundësi tjetër në zgjedhjet e ardhshme për të parë së si gjërat mund të ecin. Megjithëse, unë do të doja t’i shihja të gjitha partitë politike të fokusuar në perspektivën evropiane dhe të gjitha ato që lidhen me këtë perspektivë”, ka thënë Hahn.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark