Insajderi
Lajme

Hajdar Beqa: Kryeministri në ikje, në vend se t’u krijojë fëmijëve kushte më të mira, i shfrytëzon për spektakël politik

Insajderi
01 June 2026 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa: Kryeministri në ikje, në vend se t’u krijojë fëmijëve kushte më të mira, i shfrytëzon për spektakël politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Hajdar Beqa, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në Ditën Ndërkombëtarëve të Fëmijëve, për shfrytëzimin politik të një fëmije në një tubim elektoral gjatë ditës së djeshme.

Beqa ka thënë se kryeministri, siç e quan ai, në ikje, në vend se të krijojë kushte më të mira për fëmijët, i shfrytëzon ata për spektakël politik.

“Është e papranueshme që kryeministri në ikje, në vend se t’u krijojë fëmijëve kushte më të mira për jetë, arsim e siguri, t’i shfrytëzojë ata për spektakël politik. Fëmijët nuk janë dekor fushate dhe as mjet për mbulim të dështimeve qeverisëse”, ka deklaruar Beqa.

Sipas Beqës, Kosovës i duhet qeverisje që investon në të ardhmen e fëmijëve. Në fund, ai ka uruar 1 Qershorin për të gjithë fëmijët.

Beqa gjendet me numrin 28 në listën zgjedhore të PDK’së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark