Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hajdar Beqa premton fuqizimin e bizneseve: Zhvillimi i Kosovës nis nga puna dhe prodhimi vendor

Insajderi
28 May 2026 - 23:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa premton fuqizimin e bizneseve: Zhvillimi i Kosovës nis nga puna dhe prodhimi vendor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka premtuar mbështetje të fuqishme institucionale për prodhuesit dhe bizneset vendore, duke e cilësuar këtë sektor si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Beqa ka deklaruar se fokusi i qeverisjes së ardhshme duhet të jetë te puna dhe rritja e kapaciteteve prodhuese brenda Kosovës.

Sipas tij, vetëm përmes fuqizimit të bizneseve private mund të garantohet një rritje e qëndrueshme ekonomike.

“Prodhuesit vendorë do ta kenë mbështetjen e plotë institucionale, sepse zhvillimi ekonomik nis nga puna, prodhimi dhe fuqizimi i bizneseve tona”, ka shkruar Beqa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark