Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hajdar Beqa: Sharri po i jep mbështetje të fuqishme vizionit për ndryshim

Insajderi
05 June 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa: Sharri po i jep mbështetje të fuqishme vizionit për ndryshim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Sharr, ku është pritur me interesim dhe përkrahje të madhe.

Përmes një postimi, Beqa është shprehur i kënaqur me energjinë dhe mbështetjen që ka marrë nga qytetarët, duke theksuar se ata besojnë në ndryshim, zhvillim dhe qeverisje më të mirë.

“Takim i ngrohtë në Sharr, me energji të jashtëzakonshme dhe përkrahje të madhe nga qytetarët që besojnë në ndryshim, zhvillim dhe qeverisje më të mirë. Faleminderit Sharr për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Beqa.

Ai ka falënderuar qytetarët e Sharrit për mikpritjen dhe besimin e treguar gjatë takimit elektoral.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark