Insajderi
Lajme

Hajdari: Kurti është veteran i rrejshëm

Insajderi
21 July 2022 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdari: Kurti është veteran i rrejshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK-së, Enver Hajdari, ka thënë se në takimin që e kanë pasur me kryeministrin Kurti në qeveri, ia kanë ngritur zërin dhe ia kanë rrahur tavolinën.

Hajdari në Frontal të T7 tha se pushtetarëve duhet me ua rreh tavolinën raporton Express.

“Ka pasë edhe ngritje zëri, na e kemi ngritë zërin pak ma shumë ne se Albin Kurti s’ka dhënë shenja. E ngrisnim zërin e nganjëherë duhet me ua rreh tavolinën këtyre pushtetarëve”, tha ai.

Tutje Hajdari tha se Kurti ka kartelën e veteranit por ai është veteran i rrejshëm.

“Albin Kurti ka qenë në zyre në Prishtinë ka punu përkthyes, sot e ka kartelën e veteranit, ai është veteran i rrejshëm”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark